75 Mall Live Search
22:51 / E Enjte, 13 Janar 2022 / MSH

Pa gola dhe pa spektakël, Liverpool e Arsenal ndajnë 90 minutësh të lodhur në gjysëmfinalen e parë

Edhe pse luajti për më shumë se një orë me një lojtar më pak në fushë, Arsenali i ka bërë ballë Liverpoolit duke barazuar pa gola në duelin e parë gjysmëfinal të Carabao Cup.

Granit Xhaka ishte fytyra tragjike e kësaj ndeshje pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e ’24-të të ndeshjes, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota.

Por, përkundër se skuadra e Mikel Artetas u hendikepua nga ky përjashtim, Liverpooli nuk arriti që ta shfrytëzojë dhe të fitojë ndeshjen, kështu që gjithçka mbetet e hapur mbi atë se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në finalën e kësaj gare dhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet me 20 janar.

Ndërkohë, finalisti i parë është Chelsea.