75 Mall Live Search
09:01 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / MSH

Tentoi të vrasë një person, arrestohet i dyshuari në Obiliq

Një person është vënë në pranga dje në Obiliq, pasi i njëjti tentoi të vrasë viktimën, duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

I dyshuari viktimës i kishte zënë rrugën me veturë, përpara se të dilte nga ajo dhe të fillonte me të shtënurat në drejtim të viktimës.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një revole.

Dyshohet se incidenti ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëhershëm mes dy personave të përfshirë në ngjarje.

Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 14.01.2022 – 15:19. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, i dyshuari me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën e më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës, viktima ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është paraqitur në stacion policor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar dhe iu është sekuestruar një revole dhe një karikator. Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt” njofton Policia.