Adelina përsëri shpenzon një ‘mal’ me para! Blen çizme 10 mijë dollarshe (Foto)
Është bërë definitvisht një domosdoshmëri për VIP-të tonë që të keni gjithçka çfarë kanë yjet botërorë.
Ashtu po ndodh edhe me çizmet Saint Laurent të cilat kushtojnë hiq më pak se 10 mijë dollar dhe tashmë të sajat i ka bërë edhe Adelina Tahiri.
Ajo i ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale në të cilën prezanton çizmet e saj të reja e që para saj i kanë pasur edhe disa VIP të tjerë shqiptar si Rita Ora, Emina Cunmulaj, Bleona Qereti dhe Ronela Hajati.
Kurse prej atyre ndërkombëtare i kemi parë te Kendall Jenner./Indeksonline/