Rrëfimi prekës i këngëtares shqiptare: Donin të më fejonin kur isha e vogël, familjarët më hodhën në rrugë

Së fundmi në ‘BBV’ është futur këngëtarja Xheisara.
Ajo ka bërë një rrëfim prekës sa i përket jetës private, shkruan Indeksonline.
Që kur ishte e vogël donte të bëhej këngëtare, por nuk e kishte pasur përkrahjen e familjes. Madje, ata donin ta fejonin në moshë të vogël ku pas këtij vendimi nga familja ajo kishte vendosur të largohet nga shtëpia.
“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas sepse kur jam bërë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedh se kanë dash të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar. Kam ik 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjet 20 ditë rrugëve në Tiranë. Edhe mamit i thoja jam shumë mirë. Edhe kam 9 vite që jetoj vetëm. 9 vite që nuk kam patur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë”, tha këngëtarja mes emocionesh./Indeksonline/
