Presidenca: Përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë

Shefi i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela është deklaruar pas përfundimit të referendumit serb.
Vela përmes një postimi në Twitter thotë se në Kosovë ishte një ditë e qetë, përkundër kërcënimeve nga Serbia, raporton Indeksonline.
“Përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë. Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar Vela.
Despite the threats emanating from #Serbia, it was a peaceful day in #Kosovo. Serbia's illegal structures didn't manage to hold the referendum. Kosovo kept a principled position that maintains regional peace and stability while upholding its sovereignty and territorial integrity. pic.twitter.com/4Ywl9mxuik
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) January 16, 2022
Votimi në referendumin që u mbajt në Serbi tashmë ka përfunduar.
Qendrat e votimit janë mbyllur në ora 20:00, kurse rezultatet preliminare të referendumit priten të bëhen të ditura sonte pas orës 22:00./Indeksonline/