Motra i lutet Britney-t t’i japin fund grindjeve publike: Është e turpshme

Jamie Lynn Spears nuk dëshiron të debatojë me motrën, Britney, përmes rrjeteve sociale.
Ajo I kërkoi motrës ta thërrasë dhe të bëjnë diskutime, transmeton Indeksonline.
Ajo ishte përpjekur disa herë të kontaktojë me motrën e saj dhjetë vite më të madhe.

“Kam bërë shumë përpjekje për të folur dhe për të trajtuar këtë temë privatisht, ashtu siç duhet të vejnë motrat” tha Jamie Lynn në një postim në Instagram.
Duke qenë se nuk është më nën mbikëqyrjen e babait, Britney ka sulmuar disa herë familjen e saj. Nga ana tjetër, Jamie kishte pohuar se gjithmonë ka bërë diçka për t’i dalë në ndihmë motrës.

“Të lutem ndalo me historinë që nuk kam qenë aty për ty ose se po shpik gjëra. Më pëlqen të ndaj sa herë ju kam kontaktuar, si ju kam mbështetur dhe si jam përpjekur t’ju ndihmoj. Kjo është e turpshme dhe duhet të ndalet. Unë të dua”, përfundoi ajo./Indeksonline/

