75 Mall Live Search
16:50 / E Hënë, 17 Janar 2022 / AR

Idrizi takohet me shtabin emergjent për menaxhimin e pandemisë Covid-19

Gjatë ditës së sotme kryetari Idrizi priti në takim shtabin emergjent për menaxhimin e pandemisë Covid 19, ku përveç nënkryetait dhe drejtorëve komunal të pranishëm ishin komandandi i policies,u.d drejtori i QKMF-së, u.d e spitalit Sheik Zayed, kryetari i BIK-Vushtrri si dhe përfaqësues nga Kryqi i Kuq dhe KVRL-Vushtrri.

Në këtë takim u informova për gjendjen me pandeminë COVID 19 në Vushtrri. Përkundër faktit të rritjeve të rasteve, komuna jonë është e gatshme për ballafaqim me këtë virus të padukshëm.

Jemi ndër komunat që kemi administruar më së shumti vaksinime, andaj Kryetari Idrizi inkurajoi të gjithë qytetarët që të vaksinohen pasi është arma e vetme për luftimin e COVID 19.

Gjithashtu ftoi të gjithë që të respektohen në plotni masat e vëna nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë.