Muric përsëri jashtëzakonshëm, nuk pranon gol as sot

Aro Muric ka vazhduar me paraqitje super të mira në Superligën turke.
Portieri i Kosovës e ka mbajtur përsëri portën të paprekur në fitoren 5-0 kundër Karagumruk.
Muric e ka rikthyer formën që kishte dikur dhe tashmë është bërë i pazëvendësueshëm te skuadra e Adana Demirspor.
Ai këtë sezon mund ta konsideroj si më të suksesshmin ndër vite. /IndeksOnline/