Celina vjen me një super asist, na kujton Andrea Pirlon

Celina ka bërë edhe një ndeshje të mirë sonte, derisa Ipswich Town arriti një fitore të rëndësishme kundër Accrington Stanley në Ligën 1 të Anglisë.
Ipswich e gjeti vetën në disavantazh në këtë ndeshje pasi që Accrington shënoi gol në minutën e 15-të me anë të Hamilton.
Pikërisht pas këtij goli, Bersant Celina do të bante një pasim maestral për Burns, i cili doli ballë për ballë me portierin për ta barazuar rezultatin në minutën e 23-të.
Bersant Celina vous a manqué ?
— Football Kosovar 🇽🇰 (@FootballKosovar) January 22, 2022
Il est bien de retour avec un assist magnifique pour son club ! 🪄 pic.twitter.com/PjH4dJ4fOu
Chaplin do të shënonte gol në minutën e 65-të për Ipsiwich, gol ky që do i jepte tri pikë skuadrës së Celinës.
Ipswich për momentin është në vendin e 9 në League 1 të Anglisë me 28 pikë.