Javë për t’u harruar për Benzeman, hajnat i grabitin shtëpinë

Java qe lamë pas nuk ishte shumë e mirë për yllin e Real Madridit, Karim Benzema.
Ai u përball dy herë me Elchen, ndeshje këto aspak të lehta.
Në përballjen e parë, Benzema humbi një penallti për ekipin, ndërsa me të nisur pjesën e dytë të lojës u ndalua nga një lëndim në minutën e 58-të.
Edhe përballja e vikendit në kuadër të ligës, përsëri me Elche, për Benzeman ishte fatkeqe.
Kjo pasi teksa po zhvillohej ndeshja në Santiago Bernabeu, hajnat hynë në shtëpinë e francezit.
Sipas raportit, hajdutët hynë në shtëpi përmes kopshtit, i vendosur në një kompleks shtëpish luksoze, në një kohë kur në të nuk ishte asnjë njeri.
Momentalisht nuk dihet akoma se çka kanë arritur të marrin hajnat nga kjo grabitje./Indeksonline/