75 Mall Live Search
15:03 / E Hënë, 24 Janar 2022 / B O

Investimet italiane në Kosovë, Kusari-Lila e Abrashi takojnë ambasadorin De Riu

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila bashkë me deputetin e kësaj partie, Artan Abrashin kanë takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Temë diskutimi ka qenë mundësia e zgjerimit në sferën ekonomikë dhe potenciali e mundësitë e investimeve italiane në Kosovë.

“Sot në Kuvendin e Kosovës prita Ambasadorin Italian në Kosovë, SHTZ Antonello De Riu.
Bashkë me deputetin Artan Abrashi biseduam me Ambasadorin De Riu dhe zëvendësin e tij Ugo Ferrero, për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në sferën ekonomike dhe potencialin e kompanive tona për bashkëpunim me kompanitë italiane.
Situata aktuale ekonomike tregon potencialin dhe mundësitë e reja që kompanitë italiane mund t’i gjejnë në Kosovë” shkruan Kusari-Lila në njoftim./Indeksonline/