75 Mall Live Search
18:31 / E Hënë, 24 Janar 2022 / LB

Musliu: Nëse Thaçi do të propozonte rritje të çmimit të energjisë, Kosova do të digjej flakë nga Kurti

Në momentin kur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu filloi të flas, kryeministri i vendit Albin Kurti u largua nga salla e Kuvendit.

Musliu menjëherë reagoi duke i kërkuar që të qëndrojë, madje ajo e quajti te parin e ekzekutivit kosovar “frikacak”.

“Albini i superpremtimeve është kthyer Albin i superarsyetimeve, rri rri more ku po shkon, kryeministër mos shko, po je frikacak”, u shpreh ajo.

Më tej, deputetja në fjalën e saj ka thënë se një vit  qeverisje, Albin Kurti dhe trupa e tij tragjikomike i çuan dëm me shkarkime të jashtëligjshme, diferencime politike, shantazhe e propagandë.

“Sot kur po përballemi me këtë krizë serioze të energjisë, ky regjisori i kësaj tragjikomedie na del me deklarata superofenduese dhe luan rolin e mësuesit se si duhet të sillen qytetarët karshi shpenzimit të energjisë. Ky njeri po sillet thua se kriza e energjisë na paska ardhur brenda natës përderisa në anën tjetër fajëson 20 vjet qeverisje para tij”, ka thënë ajo,.

“Merreni më mend sikur Hashim Thaçi  të propozonte rritje të çmimit të energjisë. Kosova do të digjej flakë nga Albin Kurti dhe kompania e tij. Po sikur Hashim Thaçi të rrinte duke vajtuar e duke e fajësuar Serbinë që dogj Kosovën me themel dhe mos te bënte asgjë. Ku do ishim ne sot”, ka pyetur ajo.