Zv.ministri Sallahu: Me duar të pastra, do ta transformojmë kaosin 20 vjeçar të shkaktuar nga opozita e sotme

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka reaguar pas përparimit të Kosovës në luftën kundër korrupsionit.
Ai thotë se me duar të pastra, do ta transformojnë kaosin e shkaktuar për 20 vjetët e kaluara, raporton Indeksonline.
“Kur ende nuk e kemi mbushur një vit të plotë qeverisje, shteti ynë ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, ku jemi ranguar 17 vende më poshtë se një vit më herët, nga 104 në 87. Kjo vjen si përkushtim i yni për një qeverisje të pastër, që e lufton pa kompromis krimin dhe korrupsionin, që ishte gjerësisht i përhapur në nivele të larta kur në pushtet ishte opozita e sotme.
Për luftim të krimit e korrupsionit do të angazhohemi edhe më shumë dhe sigurisht që pozicioni ynë vetëm do të përmirësohet, në çdo raport serioz e kredibil, ndërkombëtar e vendor.
Me duar të pastra, do ta transformojmë kaosin e shkaktuar për 20 vjetët e kaluara!”, ka shkruar ai./Indeksonline/