75 Mall Live Search
08:46 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / OSH

Arrestohet burri në Ferizaj, bashkëjetonte me një të mitur

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi është hasur duke bashkëjetuar me një të mitur.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që është hasur duke bashkëjetuar me të miturën, viktimën femër kosovare. Me vendim  të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor”, njofton policia.