75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / OSH

Organizonte bixhoz në banesë, arrestohet gjakovari

Një person nga komuna e Gjakovës është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari kishte organizuar lojëra të fatit në banesën e tij, shkruan IndeksOnline.

“Rr. Nënë Tereza, Gjakovë 24.01.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në banesën e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Në cilësinë e provave materialë janë sekuestruar tavolinën e bixhozit dhe roletin për lojë, gjithashtu nga personat e përfshire janë sekuestruar një sasi e konsideruar e të hollave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/