75 Mall Live Search
11:45 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / k.v

Policia planifikon të blejë sërish autoblinda këtë vit

Policia e Kosovës ka paraparë që këtë vit të pajiset sërish me autoblinda dhe me automjete tjera speciale, raporton IndeksOnline.

Në buxhetin e miratuar në kuvend thuhet se për vitin 2022 do të shpenzohen 1 milion e 80 mijë euro për blerjen e autoblindave të reja, top uji, limuzina të blinduara dhe automjete speciale tjera për Departamente të ndryshme të Policisë së Kosovës.

Edhe për vitet e ardhshme, 2023 dhe 2024 policia ka paraparë të shpenzoi shumën e njëjtë, nga 1 milion e 80 mijë euro për secilin vit.

Rikujtojmë se autoblindat e reja u përdoren për herë të parë gjatë aksionit të policisë në veri të Kosovës, kur nisi zbatimi i reciprocitetit të targave të automjeteve./IndeksOnline/