Distria e artë në Grand Prix

Distria Krasniqi ka arritur të fitojë një tjetër medalje të artë në Grand Prix në Portugali.
Pejania mposhti me IPPON në finale Ana Viktorija Puljiz, raporton Indeksonline.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti xhudisten nga Portugalia Joana Diogo, pasi kjo e fundit në raundin e dytë e mposhti xhudisten kosovare Erza Muminoviq.
Në çerekfinale mposhti me 3 dënime për Ippon spanjollen, Ariane Toro Soler.
Ndërsa në në raundin e parë ishte e lirë, xhudistja kosovare në raundin e dytë mposhti me wazaari dhe tri dënime për Ippon francezen, Leonie Gonzalez.
Kjo fitore ishte aspak e vështirë për Krasniqin, e cila këtë vit ka kaluar nga kategoria -48 kg në -52 kg./Indeksonline/