75 Mall Live Search
09:07 / E Hënë, 31 Janar 2022 / MSH

Policia sekuestron armë e municion në një shtëpi në Mitrovicë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka pranuar dje një informatë se një i dyshuar po mban armë në shtëpi.

Sipas policisë, në shtëpinë e të dyshuarit ka pasur armë dhe sasi të ndryshme të municionit.

“Në cilësi të provave materiale policia ka konfiskuar AK-47, dy karikator të zbrazet, 20 fishek të AK-47, 2 fishek të pushkës se gjuetisë, një set për pastrim të armës, 2 granata dore dhe dy detonator. I dyshuari tashme i njohur për policinë nuk është gjetur në shtëpi, ku sipas informatave i dyshuari në fjalë është jashtë vendi” thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar i armës”.