75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 31 Janar 2022 / k.v

Policët në Rahovec sulmohen me thikë, dy persona përfundojnë në pranga

Të dielën mbrëma, një patrullë policore në Rahovec ishte në asistencë të inspektorëve të AUV-it dhe derisa ishin në veprim në lokalin “PRIVE” në rrugën “Mulla Cufa “ në Rahovec kanë hasur në dy persona nën ndikim të alkoolit, të cilët nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve  policor që të dalin nga lokali.

Të njëjtit  kanë sulmuar policët, ku njeri nga të dyshuarit ka përdor edhe thikën duke ju shkaktuar lëndime trupore policëve.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjelle në lokalët e Stacionit policor – Rahovec.

Tre zyrtarët policor  kanë pranuar ndihmën mjekësore. Lidhur me rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, te dyshuarit ndalohen për 48 orë.