Qindra fëmijë rebelë të vdekur në luftën e Jemenit

Gati 1,500 fëmijë të rekrutuar nga rebelët Houthi të Jemenit vdiqën në luftime në vitin 2020, thotë OKB.
Në një raport për Këshillin e Sigurimit, ekspertët thanë se rebelët ende po rekrutonin fëmijë, duke përdorur kampet verore dhe një xhami për të përhapur ideologjinë e tyre, shkruan BBC.
Ata shtuan se sulmet ajrore ndaj rebelëve nga forcat e udhëhequra nga Arabia Saudite po shkaktojnë ende viktima civile.
Më shumë se 10,000 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në vitin 2015.
Dhjetëra mijëra të rritur kanë vdekur gjithashtu si rezultat i drejtpërdrejtë i luftimeve, me miliona të zhvendosur dhe në prag të urisë, transmeton Indeksonline.
Në raportin prej 300 faqesh, paneli tha se kishte marrë një listë me 1,406 fëmijë të rekrutuar nga Houthis, të cilët kishin vdekur në fushën e betejës më 2020 dhe 562 midis janarit dhe majit të vitit 2021.
“Në një kamp, fëmijët deri në moshën shtatë vjeç u mësuan të pastrojnë armët dhe tu shmangen raketave”, thuhet në raport.
Me publikim të raportit, u bë thirrje te të gjitha palët që të përmbahen nga përdorimi i shkollave, kampeve verore dhe xhamive për të rekrutuar fëmijë, dhe u rekomanduan sanksione për këdo që nuk e bën këtë.