Vjehrri dhe kunati e kanosin nusen e djalit në shtëpi

Një rast i dhunës në familje dhe kanosje ka ndodhur në Deçan ditën e djeshme, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportit të policisë, babë e bir janë arrestuar nën dyshimin se kanë kanosur viktimën femër kosovare, bashkëshorten e të birit.
Nusja është kthyer tek familja e saj.
“Deçan 30.01.2022 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, babë e bir, nën dyshimin se kanë kanosur viktimën femër kosovare, bashkëshorten e të birit. Viktima pas intervistimit është kthyer tek familja e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/