Fjalët e para të Vedat Muriqit si lojtar i Mallorcas

Vedat Muriqi ka kompletuar transferimin e tij te skuadra e Mallorcas në La Liga.
Sulmuesi kosovar u largua nga Lazio ku nuk arriti të lë gjurmë dhe largimi ishte i domosdoshëm, shkruan Indeksonline.
Përmes rrjeteve sociale ai është shprehur shumë i emocionuar për aventurën e re në La liga.
“Përshëndetje Mallorca. Jam shumë i emocionuar rreth aventurës së re. Shihemi së shpejti në ‘Mallorca Estadi’”, ka shkruar Muriqi në Twitter.
Muriqi iu bashkua Mallorcas në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. /IndeksOnline/
Hi @RCD_Mallorca. I'm very excited about the new challenge. See you soon at Mallorca Estadi 👺#CapAmuntSempreAmunt pic.twitter.com/HlJ5WFKPdL
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) February 1, 2022