75 Mall Live Search
20:50 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / AR

Abdixhiku: Arrestimi i Molliqajt ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për arrestimin e dhunshëm të kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt.

Ai thotë se ky arrestim ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranushëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë.

Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura.

I bëjë ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike.