Greenwood përballet edhe me dy akuza të reja, ylli anglez po tretet në burg

Mason Greenwood po kalon sot në ditën e katërt në burg. Ylli anglez pritet të ketë luftë të madhe me drejtësinë pas akuzave nga e dashura e tij për rrahje.
Futbollistit të Manchester United i janë shtuar edhe dy akuza të reja. Greenwood do të gjykohet edhe për sulm dhe përdhunim.
Akuzat e reja ndaj Mason Greenwood kanë gjetur një përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme nga Manchester United.
Skuadra angleze ka bërë të ditur se futbollisti nuk do të stërvitet te United deri sa të sqarohet çdo detaj lidhur me veprat penale të tij./Indeksonline/