Shtohet interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër Covid-19

Në Kosovë po vazhdon vaksinimi kundër Covid 19. Në këtë valë të re infektimesh vlerësohet se është rritur edhe interesimi për vaksinim në qendra të vaksinimit.
Përhapja e madhe e Omicron në vendin tonë ka bërë që të rritet interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër Covid-19, sidomos me dozën e tretë, pohojnë në qendrën kryesore të vaksinimit në Prishtinë.
“Për dozën e tretë qytetarët kanë ardhur në numër të madh”, thanë për RTV21 në këtë qendër.
Qytetarët e vaksinuar thanë se s’kishin telashe gjatë vaksinimit.
Përveç në Prishtinë, interesimin e shtuar e vënë në dukje edhe në qendrën e vaksinimit në Pejë.