De Gea thyen pritjet 6 vjeçare në Premierligë, e fiton këtë çmim

David De Gea është shpallur lojtari më i mirë i muajit në Premier League. Portieri spanjoll bëri disa paraqitje të shkëlqyera për klubin e tij gjatë gjithë janarit.
Kjo është hera e parë për De Gean që ka fituar këtë çmim. Madje portieri spanjoll pas gjashtë vitesh është bërë portieri që e ka fituar çmimin e më të mirit në Premierligë.
Fraser Forster ishte portieri i fundit që fitoi çmimin në shkurt të vitit 2016.
31-vjeçari bëri 22 pritje në katër ndeshje për Manchester United në janar, duke e ndihmuar skuadrën të ngjiten në top katërshen e Premier League./Indeksonline/