75 Mall Live Search
14:25 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / OSH

Deputetët e LVV-së i kthejnë parat e karburanteve, i japin për djalin e policit, vogëlushit të sëmurë!

Deputetët e Vetëvendosjes, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi dhe Gramos Agusholli, paratë që morën nga shteti për konpenzimin e karburantit për të shkuar në punë, i kanë dhuruar për bamirësi.

Saktësisht, këta deputet paratë ia dorëzuan nënës së Artit, Teuta Mucaj, ku u kërkua ndihmë për t’iu nënshtruar një operacioni në tru.

Këtë e ka bërë të ditur një qytetar në Facebook i cili ka publikuar faturës e transferit.

Ndryshe, nga presioni publik dje deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë tërhequr nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit.

Para pak ditësh janë publikuar shumat e mëdha që morën deputetët nga shteti për t’i mbuluar shpenzimet  e karburantit për të marrë pjesë në seanca dhe komisione./IndeksOnline/