75 Mall Live Search
16:15 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / MSH

FA Cup/Chelsea dhe West Ham me vështirësi eliminojnë kundërshtarët e tyre

Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të programit të sotëm të FA Cup mes Chelseat e Plymouth, dhe Kidderminster e West Ham, ku në të dy takimet u nevojiten vazhdimet.

Pas plot 120’ minutave lojë të zhvilluara, kampioni evropian Chelsea e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Plymouth Argyle, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi skuadra e Plymouth në minutën e 8’ përmes mbrojtësit Gillesphey, kurse shifrat i barazoi Cezar Azpilicueta në minutën e 41’ të ndeshjes.

Chelsea e gjeti golin e kualifikimit tutje gjatë vazhdimeve, ku mbrojtësi spanjoll Marcos Alonso shënon për 2:1 në minutën e 105’+2 shtesë.

Me rezultat të njëjtë 2:1 triumfoi edhe skuadra tjetër londineze West Ham, e cila me vështirësi e mposhti Kidderminster përmes dy golave të Rice (minuta e 90’+1 shtesë, dhe Bowen minuta e 120’).

Ndeshjet që kanë përfunduar në FA Cup angleze i gjeni më poshtë.

Chelsea 2:1 Plymouth Argyle

Kidderminster 1:2 West Ham United