75 Mall Live Search
18:37 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / MSH

Nesër e diel me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që nesër (e diele) do të mbajë mot kryesisht me diell.

Në fushat termike parashihen rritje, kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten në vlerat e lehta negative.

Maksimalet parashihen të arrijnë deri 10 gradë, kurse minimalet zbresin deri -4 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga jugperëndimi dhe verilindja.