75 Mall Live Search
08:34 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / MSH

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, kishte vjedhur në tri shtëpi

Një i dyshuar për vjedhje në tri shtëpi është arrestuar dje në Fushë Kosovë.

I dyshuari ishte raportuar të ketë vjedhur stoli ari, bizhuteri dhe telefona në tri shtëpi të ndryshme më 30 janar.

Sipas policisë tek i dyshuari janë sekuestruar bizhuteri të ndryshme dhe një telefon.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pa intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore” thuhet në raportin e policisë.