75 Mall Live Search
15:28 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / LB

PSD u ngjet stikera “KEDS KESCO” veturave të qeverisë

Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Dardan Molliqaj ka vazhduar edhe sot me aktivitetin e radhës.

Në sheshin “Skenderbeu”, saktësisht në njërin prej parkingjeve në këtë zonë kanë vendosur disa shkrime të tilla si “Kesco” dh “KEDS”, në veturat e shumta zyrtare në kuadër të Qeverisë Kurti.

Ky aktivitet nga PSD po bëhet pas zhvillimeve të fundit në vend, ku ZRRE ka propozuar shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike për qytetarët.

Lidhur me këtë PSD ditë më parë protestoi në sheshet e kryeqytetit, ku më pas u arrestua edhe vetë Molliqaj.

Ndryshe pavarësisht këtyre propozimeve, ZRRE ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për bllok tarifat.

Nga Qeveria e Kosovës së fundi kanë rritur subvencionin për të ndihmuar qytetarët në lidhje me eneegjinë elektrike nga 70 në 90 milionë euro.