Arrestohen katër të mitur, Policia tregon se çka iu sekuestrua

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar katër të mitur, dy në Obiliq dhe dy në Lipjan.
Policia e Kosovës njofton se atyre iu gjetën thika, shufër metalike, boks hekuri dhe revole lodër, raporton Indeksonline.
Rr. Adem Jashari, Obiliq 08.02.2022-10:00. Pas marrjes se një informate, njësiti policor ka kontrolluar disa të mitur. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur është gjetur dhe sekuestruar një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Adem Jashari, Obiliq 08.02.2022-10:00. Pas marrjes se një informate, njësiti policor ka kontrolluar disa të mitur . Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Lipjan 08.02.2022-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që në çantën e shkollës i është gjetur një shufër metalike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Lipjan 08.02.2022-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që në çantën e shkollës i është gjetur një boks hekuri dhe një revole lodër. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.