75 Mall Live Search
11:34 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / k.v

Pllakat e qeramikës po bien në trotuare, rrezikohen kalimtarët në rrugën “UÇK” (Video)

Copëza të pllakave po bien në trotuar nga një ndërtesë banimi në rrugën “UÇK” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Që disa ditë rresht, fasada me pllaka qeramike po bie duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Pronarët e lokaleve përreth janë ankuar dhe kërkojnë publikisht ndërhyrjen e zjarrfikësve për të mënjanuar rrezikun që po u kanoset kalimtarëve./IndeksOnline/