Ambasadori amerikan: Jam i inkurajuar me progresin e arritur për sundimin e ligjit në Kosovë, korrupsioni është kancer që vret

Sot është mbajtur Konferenca Vjetore e Prokurorëve. I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier. Në fjalën e tij, ai ka kërkuar që zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit të jetë transparente.

“Kam një histori të gjatë me çështjet e Kosovës. Që kur kam arritur jam inkurajuar se sa progres kanë arritur sistemin e sundimit të ligjit. E keni rregulluar sistemin e disiplinimit. Ajo që mbetet në luftimin e korrupsionit. Ju inkurajojë t’i merrni hapat me policinë për ta luftuar korrupsionin. Korrupsioni është kancer që vret. Varfëron qytetarin për gërryen besimin e tij”, tha ai.
Shefi i zyrës së BE, Thomas Szunyog, u shpreh se sistemi prokurorial është pjesë themelore e sundimit të ligjit. Ai ka thënë se prokurori këtë rast duhet të ketë prioritet rastet e dhunës në familje.

“Puna e vazhdueshme dhe pasojat e Covidit kufizimet në burimet njerëzore, menaxhimi i lëndëve janë disa nga sfidat e mëdha në këtë institucion. Në këtë aspekt besoj se kodi i ri i procedurës penale do të ofrojë mjetet të rëndësishme për të luftuar këto. Një luftë tjetër ku prokurori luan rol kyç është dhuna në familje. Prokurorët duhet t’i prioritizojnë këto çështje. Sa i përket sistemit të prokurorisë sugjerojmë të bëhen ndryshime. Inkurajojë ministren të sigurojë pajtueshmëri me Komisione të Venedikut në draftin e parë të projektligjit. Besoj që konsultimi i Komisionit të Venedikut do të jetë i rëndësishëm për të siguruar standarte evropiane. Përforcim të sundimit të ligjit. Inciativat nga qeveria për të shtuar bashkëpunimit e policisë dhe prokurorisë është i rëndësishëm për sigurinë kibernetike”, tha Szunyog./Indeksonline/