Aksidenti në Prishtinë, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën “Vëllezrit Fazliu” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për ‘Indeksonline’ edhe zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmebësore femër rreth 20 vjeçare. Këmbesorja ka pësuar lendime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
Po ashtu me rastin po merren njesiti i trafikut rajonal i Prishtines./Indeksonline/