75 Mall Live Search
19:11 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / C E

Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Chelsea-Palmeiras

Pavarësisht se janë shënuar dy gola në finalen e madhe të Kupës së Botës për klube, rezultati vazhdon të jetë i barabartë.

Chelsea dhe Palmeiras janë duke barazuar me rezultat 1:1, ku të dy golat janë shënuar brenda një intervali prej nëntë minutave.

Fillimisht, ishte sulmuesi belg Romelu Lukaku ai i cili arriti ta zhbllokojë rezultatin i pari, ku shënon në minutën e 55’ për të kaluar Chelsean në epërsi.

Gëzimi i “Bluve” të Londrës nuk zgjati më shumë se nëntë minuta, pasi që me ndihmën e gjyqtarit i cili akordoi penallti në favor të mysafirëve, Raphael Veiga barazon rezultatin në 1:1 për Palmeiran në minutën e 64’ të ndeshjes.

Rezultati momental qëndron i barabartë 1:1.