Çfarë i thanë njëri tjetrit Benzema e Mbappe në tunel?

Kylian Mbappe dhe Karim Benzema u panë duke shkëmbyer disa fjalë në tunel para ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve.
Para se Paris Saint-Germain të përballej kundër Real Madridit të martën mbrëma, dyshja franceze u panë duke biseduar në tunel.
23-vjeçari dukej shumë i lumtur për t’u takuar me Benzeman – me Get French Neës duke përkthyer atë që u tha mes të dyve.
Mbappe tha: “Si jeni? Nuk jeni të lënduar?”.
Benzema: “Pak po”.
Mbappe: “Gënjeshtar, shko!”
What are Kylian Mbappe and Karim Benzema talking about here? 👀#UCL pic.twitter.com/Fe3cq6BqYp
— Football on BT Sport (@btsportfootball) February 15, 2022