75 Mall Live Search
15:58 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / LB

Musliu: Isha aty kur i fotografuan fëmijët, administrata e Kuvendit ua dha fotot

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se ka qenë prezente në hollin e Kuvendit gjatë kohës kur disa fëmijë u fotografuan duke mbajtur në duar fotografi të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani.

Sipas Musliut, ato fotografi fëmijëve u janë dhënë nga administrata e Kuvendit.

Më tutje Musliu tha se mësuesit dhe fëmijët janë të pafajshëm, teksa përmendi se edhe nipi i saj është fotografuar me fotografinë e Osmanit.

Postimi i plotë:

Mos i gjykoni mesueset, fotot femijeve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjeter aty.  Nuk linin hapsirë për të ju spjeguar asgjë  siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetem te sfilojnë me këto foto.

Niipi  im  me foto të Vjoses 😛

Isha prezent  gjatë ceremonisë  se fotografimit.

Femijet jane të pafajshem mesueset poashtu. 

Historinë s’mund ta ndryshoj adkush!

Gëzuar ditëlindjen e 14-të Kosovë!