75 Mall Live Search
17:53 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / AR

E la Prishtinën për t’u bërë bashkë me gruan e familjen, Bekteshi nënshkruan me skuadrën norvegjeze

Njëri nga mbrojtësit më të mirë kosovar, Leotrim Bekteshi është bërë me skuadër të re.

Bekteshi ka nënshkruar me klubin norvegjez, Mjondalen IF Fotball, që garon në Ligën e Dytë.

Mbrojtësi ishte pjesë e Prishtinës, por u largua gjatë afatit kalitar të janarit si lojtar i lirë.

Mjondalen është tri herë fitues i Kupës së Norvegjisë. Bekteshi nga nesër pritet t’i bashkohet skuadrës për të filluar stërvitjet.

Ai me Prishtinën në tri vite e gjysmë sa ishte pjesë i ka regjistruar 150 paraqitje derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.

Bekteshi pak muaj më parë ishte ndarë me Prishtinën për arsye të bashkimit me familjen e tij në Norvegji./Indeksonline/