75 Mall Live Search
20:48 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / AR

Gërvalla: Qeveria e 14 shkurtit, qeveri e sukseseve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në emisionin Prime në RTK, tha se Qeveria e 14 shkurtit brenda një viti punë ka shënuar një varg rezultatesh, si në planin politik të brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar, por edhe në ekonomi.

“Për një vit ka ndërrua qasja ndaj institucioneve, krimit dhe korrupsionit, ndaj të ardhmes së këtij vendi ndaj temave të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovën, por edhe me rajonin, fqinjit tanë, ka ndryshuar pozicioni ynë në arenën ndërkombëtare, kanë ndryshua shumë e shumë shifra në ekonomi , gati 10 për qind rritje ekonomike, 30 për qind rritje e të ardhurave nga tatimet, 30 për qind nga doganat 60 për qind rritje investimeve të huaja, shumë aksione policore e tjera, kanë ndryshua një sërë gjërash por ndoshta jo aq sa duhet”, tha ajo

Ministrja foli edhe për rritjen e çmimeve, por ajo tha se këto rritje nuk e prekin vetëm Kosovën.

“Rritja e çmimit të rrymës elektrike nuk të bëjë vetëm me Kosovën ky është një fenomen botëror dhe nuk ka të bëjë me Qeverinë e 14 shkurtit. Këto nuk kanë lidhje”, tha ajo.