75 Mall Live Search
21:55 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / SH F

“Abdixhiku 2013 demanton atë të 2022”, VV i reagon Lumir Abdixhikut për shifrat mbi rritjen e çmimeve

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, për të cilat thotë se përball kësaj krize, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj.

Abdixhiku ka thënë se kur çmimet po rriten, Qeveria po vazhdon të jetë vetëm spektatore.

Por, me këtë nuk janë pajtuar zyrtarët e VV-së.

Sekretari për media në këtë parti, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook ka reaguar, duke thënë se Adbixhiku nuk po e thotë të vërteten.

 “Abdixhiku 2013 demanton atë të 2022. Sipas këtij argumenti shumë gjëra qenkan më lirë tash se me 2013. Pra sipas tij qenka e pavërtetë ajo që ka thënë për cmimet historike të vitit 2022”, ka shkruar ai duke publikuar edhe dy tabela krahasuese.