Konjufca: Shteti jonë do të qëndrojë lartë përgjithmonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar qytetarët për Ditën e Pavarësisë.
Ai tha se ngritja e flamurit shtetëror qysh në mëngjes tregon se shteti jonë do të qëndrojë lartë përgjithmonë.
“Sot është padyshim dita më e rëndësishme e republikës tonë sepse është Dita e Pavarësisë. Kjo ditë mishëron dhe sublimon të gjitha përpjeket dhe gjithë sakricën e gjeneratave për lirinë tonë politike prandaj edhe vetë fakti që këtë ditë po e fillojmë me ngritjen e flamurit të shtetit tonë është një simbolik që tregon se shteti jonë do të qëndrojë lartë dhe i paepur përgjithmonë. Përgjatë ditë gjitës do të ketë aktivitete të shumta ashtu sic e meriton kjo ditë e rëndësishmë prandaj uroj gjithë qytetarëve të Kosovës Ditën e Pavarësisë”, tha Konjufca./Indeksonline/