75 Mall Live Search
21:47 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / SH F

Notat e lojtarëve: Barcelona 1-1 Napoli, vlerësimi i Rrahmanit dhe të tjerëve

Barcelona nuk ia ka dalë ta mposhtë Napolin në Camp Nou me gjithë përpjekjet maksimale për ta përmbysur rezultatin.

Edhe pse rezultati ishte i barabartë, Blaugranët kanë marrë notë më të lartë mesatare sesa Partenopei, pasi treguan më shumë nga loja.

Faza defensive e mysafirëve ka bërë paraqitje të mirë duke përfshirë Kalidou Koulibaly që ka notën më të lartë e Amir Rrahmani, në përjashtim të Juan Jesus, i cili e shkaktoi penalltinë.

Futbollistët vendas bënë lojë të mirë në përpjekje për ta përmbysur rezultatin, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre.

Në vijim jua sjellim vlerësimin e plotë të SofaScore për lojtarët e të dyja ekipeve në ndeshjen Barcelona 1-1 Napoli.