Pacollit i vdes një e afërm: Allahu e mëshiroftë të ndjerën dhe e shpërbleftë me Xhenet!

Ish-presidenti dhe deputeti, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur që i ka vdekur një familjare.
“Tezja ime e dashur (motra e vetme e nënës sonë) na la dhe kaloi në jetën e nënës. Allahu e mëshiroftë të ndjerën dhe e shpërbleftë me Xhenet. Ne të tjerët jemi krenarë dhe falënderues për shpirtin e pastërt dhe human të saj”, ka shkruar ai në Facebook.
