Prej 1-shi në 2-sh, 89-shi e fiton derbin lokal

Trepça 89 e ka fituar derbin lokal ndaj Trepçës me rezultat 1-3. Derbi pati rikthim të rezultatit pasi në pjesën e parë ishin vendasit që mbanin epërsinë.
Fatmir Rexhaj, Egzon Elshani e Rilind Namani shënuan nga një gol në 20 minutat e fundit për përmbysjen e rezultatit te 89-shi.
Me këtë fitore, Trepça 89 blindon pozitën e parë në grupin A të Ligës së Parë. Trepça 89 ka 30 pikë në tabelë, 8 më shumë se Trepaça dhe 9 më shumë se Phoenix./Indeksonline/