Sofia, modelja e parë e Victoria’s Secret me sindromën Down
Sofía Jirau ka bërë histori si modelja e parë e Victoria’s Secret me sindromën Down.
Modelja 24-vjeçare e lindur në Puerto Rico është paraqitur në fushatën e markës “Love Cloud” dhe ka reklamuar sutjena dhe brekë të modeleve të reja për femra.

“Një ditë e ëndërrova, punova për të dhe sot është një ëndërr e realizuar. Më në fund mund t’ju tregoj sekretin tim të trupit… Unë jam modelja parë me sindromën Down” ka thënë ajo.
Debutimin e saj, Sofia e kishte bërë në vitin 2020 në Javën e Modës në New York ku kishte ndarë skenën me modele të shumta.
“Unë do t’i thoja botës se … nuk ka kufij dhe se ju mund të arrini qëllimet tuaja,” tha Jirau.
Pjesë e sfilatës së fundit të Victoria Secret’s ishin edhe modele të famshme si, Hailey Bieber , Adut Akech, Paloma Elsesser si dhe Valentina Sampaio e cila u bë modelja e parë transgjinore./Inmdeksonline/

