Goditet nga vetura një person në fshatin Babush

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Babush të Ferizajit.
Nga ky aksident, viktima ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, teksa i dyshuari që shkaktoi aksidentin është arrestuar.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Babush, Ferizaj 18.02.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.