Kampionët e Botës fitojnë në minutat e fundit, fiton edhe Arsenali

Arsenali ka mposhtur Brendfordin me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 26-të të Premierligës.
Golat për Topçinjtë i shënuan Smith Rowe në minutën e 48-të dhe Saka në minutën e 79-të.
Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Norgaard në minutat shtesë.
Në ndeshjen tjetër Chelsea ka fituar në minutat e funditsi mysafir i Crystal Palaces.
Golin e vetëm e shënoi Ziyech në minutën e 89-të.
Chelsea mbetet në vendin e tretë me 50 pikë, shtatë më shumë se Manchesteri derisa Arsenali është në vendin e gjashtë me 42 pikë. /IndeksOnline/