75 Mall Live Search
12:30 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / AR

Eduart Grishaj thumbon Donaldin: Nuk njoh shqiptar që ka pranuar humbjen

Regjisori, Eduart Grishaj, ka dhënë komentin e tij lidhur me çmimin e madh në ‘BBV’.

I ftuar në ‘Wake Up’, Grishaj theksoi se të katër pjesëmarrësit kanë qenë fitues, por vetëm njëri duhej ta merrte çmimin në vlerë prej 100,000 euro, shkruan Indeksonline.

“Jo vetëm në një spektakël të tillë që përfshihet gjithë kombi shqiptar, por ne jemi mësuar me këto gjëra. Nuk njoh ende një shqiptar që ka pranuar humbjen, ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar. Asnjëri nga finalistët nuk ka humbur, gjithësecili mund të ishte fituesi”.

Kujtojmë që humbja e Donaldit ka shkaktuar mërzi të madhe tek fansat e tij.

Gjithashtu thuhet se Donaldi dhe Romeo janë tërhequr nga emisioni që ishte planifikuar të mbahej në Top Channel./Indeksonline/