75 Mall Live Search
20:51 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / OSH

Kusari-Lila hedh akuza të rënda për fyerjet ndaj Donika Gërvallës nga “dikush” në RTK: Nuk është hera e parë që ndodhë kjo!

Shefja e Grupit Parlamentar të Levizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar ashpër transmetuesin publik RTK për fyerjet e bëra ndaj zëvendëskryeministres Donika Gërvalla, shkruan IndeksOnline.

Kusari-Lila tha se ky institucion ka nevojë për kod të veçantë të sjelljes dhe komunikimit dhe mekanizma që parandalojnë përdorimin e çfarëdo gjuhe apo zhargoni ofendues brenda dhe jashtë transmetuesit.

Deputetja shtoi se nuk është hera e parë që po përdoret nga zyrtarët e RTK-së kjo gjuhë seksiste./IndeksOnline/